Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ilir Meta tha dje në Uashington se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme the theksoi se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë, janë me rëndësi të madhe për arritjen e një paqeje të qendrueshme në Ballkan. Ai iu referua vizitës që bëri kohët e fundit në Serbi, gjatë së cilës ishte edhe në Luginën e Preshevës. Zoti Meta i bëri komentet në Qendrën SAIS, pranë Universitetit Johns Hopkins.