Në Kosovë, autoritetet filluan sot hulumtime në një vend të dyshuar se mund të ketë trupat e mbi 20 pjesëtareve të komunitetit serb të zhdukur gjatë luftës në Kosovë. Hulumtimet që po zhvillohen në fshatin Zhilivodë të komunës së Vushtrrisë mund të zgjasin disa muaj, ndërsa autoritetet paralajmëruan hulumtime edhe në dy vende të tjera të dyshuara në Kosovë. Edhe 11 vjet pas përfundimit të luftës, nuk dihet asgjë për fatin e mbi 1 mijë e 800 personave, pjesa më e madhe e të cilëve shqiptarë të Kosovës.